Ten Hag sërish shikon nga Serie A për sulmues, duhet të paguajnë 45 milionë euro

Manchester United është duke e shikuar me kujdes sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee.

Qendërsulmuesi i ri ka pasur një formë të pasur javët e fundit dhe ka marrë shumë vëmendje.

Sport1 raporton se United tani po planifikon një sërë negociatash me Bologna për holandezin.

Zirkzee ka shënuar 10 herë në 37 paraqitje për Bologna. Ai u largua nga Bayern Munich vitin e kaluar për klubin e Serie A.

Bayern ka një opsion riblerjeje prej 23 milionë euro dhe një klauzolë 50 për qind shitje nëse ai largohet nga Bologna.

United përballet me nevojën për të paguar 40-45 milionë euro për të nënshkruar me Zirkzee muajin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *