Trepça raportohet se e ka shitur për 100 mijë euro sulmuesin senegalez

Moustapha Ba pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Klubi Futbollit “Trepça” për t’u transferuar në kampionatin shqiptar të futbollit.

Siç mëson Gazeta “Enigma”, drejtuesit e klubit mitrovicas kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e Klubit Futbollistik “Tirana” për transferimin e 25 vjeçarit.

Marrëveshja në parim është arritur me ish-kampionët e Tiranës që do paguajnë plot 100 mijë euro për transferimin e Moustapha Ba dhe gjithashtu do lënë përqindje për ‘xehtarët’ në rast të shitjes së ardhshme.

Kujtojmë që për Moustapha Ba të interesuar ishin edhe shumë klube të tjera shqiptare.

Ba rinovoi muaj më parë për dy vite me klubin nga Mitrovica, duke realizuar paraqitje mjaft pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *