Stadiumi nacional në Kosovë, ministri Çeku flet për lokacionin e mundshëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është deklaruar lidhur me ndërtimin e stadiumit nacional.

Çeku tha se vitin e ardhshëm do të përcaktohet përfundimisht lokacioni për ndërtimin e këtij stadiumi.

Gjithashtu, i pari i MKRS-së tha se beson që edhe ndërtimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

“Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm për lokacion. E kemi si obligim kontraktual për Lojërat Mesdhetare. E kemi marrë sivjet të drejtën e organizimit dhe aty stadiumi nacional është pjesë e kontratës, dhe duhet ta bëjmë. Por, atyre u kemi thënë se një herë duhet bërë master-plani, që përcakton lokacione për infrastrukturën e re”, tha ai në T7.

“Ka pasur nisma për dy lokacione; Drenas dhe Bernicë. Mund të jetë njëra nga këto dy lokacione. Ndoshta master-plani do të na jep një tjetër lokacion. Vitin e ardhshëm besoj se nis ndërtimi”, deklaroi ministri Çeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *