Federata e Futbollit të Anglisë ka gjobitur Manchester Cityn me 120 mijë funte për sjelljen e lojtarëve të skuadrës – pasi ata rrethuan një gjyqtar gjatë barazimit 3-3 mes dy skuadrave të Premier League.
Disa lojtarë të Cityt u grumbulluan rreth gjyqtarit Simon Hooper vonë në lojë pasi ai ndaloi lojën kur Jack Grealish ishte afër të reaizonte në portën e londinezëve.
“Manchester City pranoi se lojtarët e tyre ishin sjellë në mënyrë të papërshtatshme në minutën e 94-të të ndeshjes. Një komision i pavarur rregullator vendosi këtë sanksion pasi dëgjoi të gjitha palët,” tha FA në një deklaratë.