Paris Saint-Germain luan baras me Lillen, Zhegrova në disa raste i “turpëroi” parisienët

Paris Saint-Germain ka luajtur baras me rezultat 1-1, në udhëtim ndaj Lille në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit francez.

Vendasit patën fillimisht dy raste të mira shënimi përmes Edon Zhegrovës, i cili nuk arriti ta gjejë dot rrugën e rrjetës.

Mysafirët gjithashtu patën rastet e tyre me Dembelen dhe Vitinhan por pa arritur që të shënojnë.

Goli i vetëm në këtë takim dhe ai i fitores për PSG-në erdhi në minutën e 66-të, ku autor i golit ishte Kylian Mbappe që realizoi nga pika e bardhë për 1-0.

Teksa dukej se ndeshja do përfundonte me fitoren e PSG-së, në skenë doli Jonathan David që shënoi në minutën e 94-të, për të barazuar shifrat në 1-1.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova në këtë ndeshje luajti mjaft mirë duke i bërë mbrojtësin e PSG-së në disa raste të “turpërohen” me driblimet e tij.

Ai luajti 90-të minuta.

Pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, PSG vazhdon si lider në tabelë me 37 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se vendi i dytë Nice, që ka 32 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *