Mediat turke e ngrejnë alarmin/ Shenoll Gunesh emri që mund ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës

Trajneri turk, Shenoll Gunesh, është një prej kandidatëve për ta drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Kështu kanë raportuar të dielën mediumet në Turqi.

“Aspor” shkruan se Gunesh ka marrë ofertë nga Federata e Futbollit e Kosovës. Sipas sajtit turk, krahas Guneshit në listë FFK-ja e ka edhe Roberto Carlosin.

“Shenoll Guneshit i ka ardhur një ofertë nga Përfaqësuesja e Kosovës. Thuhet se së bashku me Shenoll Guneshin në listën e Kosovës është edhe Roberto Carlosi, i cili ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi dhe për një kohë ka punuar si trajner i Sivassporit dhe Akhisar Belediyespor”, shkruan ndër të tjera sajti turk.

Gunesh 71-vjeçar së fundi ishte pjesë e Beshiktashit. Më herët, Gunesh ka drejtuar edhe Turqinë, Bursasporin, Trabzonsorin, Seoulin, Sakaryasporin, Antalyasporin dhe Bolusporin.Ai është legjendë e Trabzonsporit.

Më herët në Turqi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pasur takim me trajnerin spanjoll, Roberto Moreno. Moreno ka marrë vendim për ta drejtuar skuadrën ruse, Sochi.

Posti i selektorit të Kosovës ka mbetur vakant. FFK-ja nuk ia vazhdoi kontratën trajnerit slloven Primozh Gliha, i cili e zëvendësoi trajnerin francez, Alain Giresse. Më herët Kosovën në gara kualifikuese e kanë drejtuar edhe zvicerani Bernard Challandes dhe Albert Bunjaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *