Kuka: Jam më nervoz se zakonisht, do të isha shumë i lumtur me një medalje para tifozëve tanë

Unioni Evropian i Xhudos ka qëndruar për vizitë në qendrën stërvitore në Pejë, ku ka zhvilluar një intervistë me trajnerin Driton Kuka për përgatitjet për Kampionatin Evropian që do të mbahet nesër në Prishtinë.

Kuka, mes tjerash ka thënë se nuk është mësuar që të jetë në shtëpi para një ngjarje të tillë.

“Sigurisht që jam më nervoz se zakonisht. Nuk jam mësuar të jem në shtëpi një ditë para një gare të rëndësishme. Dhe familja ime nuk është mësuar me të… Atletët dhe trajnerët e mi dinë të më marrin kur jam i stresuar. Është diçka e re në shtëpi – për anëtarët e familjes sime”, ka thënë Kuka për EJU.

EJU shkruan se stërvitja zgjat pak më pak se 90 minuta, pa shumë sforcim. Një alarm i telefonit celular bie në mënyrë të përsëritur, duke sinjalizuar përfundimin e një stërvitjeje.

12 atletë janë në tapet, plus tre trajnerë përreth. Driton Kuka i ka duart të lidhura, vështrimi i përqendruar.

Ai jep komandat. Herë pas here ndërhyn ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, botërore dhe evropiane. Përndryshe, ajo është e qetë.

“Ata kanë arritur shumë, nxënësit e Kukës, vitet e fundit – që nga pavarësia në 2008. Titulli i parë i Kampionatit Botëror, pastaj titulli i Kampionatit Evropian në 2013 dhe 2014, fitorja e parë olimpike në 2016, të dyja nga Majlinda Kelmendi (-52), e cila tani mbështet mësuesin e saj në punën e saj trajnuese”, shkroi EJU.

Distria Krasniqi (-48) dhe Nora Gjakova (-57) ndoqën shembullin në Tokio – me dy medalje të arta olimpike.

Dhe Laura Fazliu (-63), 23-vjeçare, ka fituar edhe titullin e klasit botëror si nr. 2 në renditjen e IJF-së dhe fituese e Masters. Jo keq për një vend me një popullsi prej vetëm dy milionësh.

“Tash është koha edhe për një tjetër sefte: Kampionati Evropian i Hapur, që do të zhvillohet në Prishtinën, të shtunën duke filluar nga ora 10:30, (finalja nga ora 17:00). Kosova është nikoqire e ngjarjes për herë të parë. Dy kategori janë në program (një për femra/-57 dhe meshkuj/73)”.

41 atletë nga 27 kombe do të garojnë për çmime që arrijnë në 300,000 euro. Dy fituesit do të marrin secili nga 55,000 euro.

“Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë në turneun e së shtunës”, thotë Driton Kuka.

“Ne gjithashtu duam të bëjmë një paraqitje sa më të mirë që të jetë e mundur si organizatorë. Ne duam të perceptohemi si mikpritës dhe të sjellshëm. Ne duam të lëmë përshtypjen më të mirë”.

“Si trajner, natyrisht që dua të shoh rezultate të mira nga sportistët tanë. Do të isha shumë i lumtur me një medalje para tifozëve tanë. Ne jemi Kosova, një vend i vogël”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *