Besim Aliti, anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Aliti është zgjedhur anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024-26, ku pjesë e tyre do të jetë edhe Aliti.

Aliti më herët ka qenë edhe kryetar i komisionit vlerësues dhe koordinues për Lojërat Mesdhetare në Rërë 2027, si dhe anëtar i komisionit të programit të sporteve për Lojërat Mesdhetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *