Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve është përmbyllur me disa ndeshje interesante që u zhvilluan sot.
Antwerp i Arbnor Mujës ka befasuar Barcelonën duke e mposhtur 3:2.
Golat për vendasit u shënuan nga Arthur Vermeeren, Vincent Janssen dhe George Ilenikhena, derisa për Barcën shuan Ferran Torres dhe Marc Guiu.
Pavarësisht humbjes Barcelona kryeson Grupin H, derisa Antwerp është i fundit.
Muja nuk luajti në këtë ndeshje pasi ishte i suspenduar.
Nga Grupi H është kualifikuar edhe Porto që mposhti Shakhtar Donesk me rezultat 5:3.
Porto renditet e dyta, kurse skuadra nga Ukraina do të luaj në Evropa Ligë pasi zuri vendin e tretë.
Ndeshjet e tjera:
Atletico Madrid 2:0 Lazio
Celtic 2:1 Feyenoord
Dortmund 1:1 PSG
Newcastle 1:2 Milan