Liga e Kampioneve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e fundit të grupeve.
Grupi F do të jetë sonte i “zjarrtë”, me PSG, Newcastle dhe Milan që luftojnë për pozitën e dytë, sepse Dortmund e ka siguruar vendin e parë.
PSG ka 7 pikë në vendin e dytë dhe nuk do të ketë aspak punë të lehtë ndaj Dortmund në Gjermani, atje ku me një humbje të mundshme dhe me një fitues nga ndeshja, Newcastle – Milan, do të eliminohej nga Liga e Kampionëve.
Interesant pritet të jetë edhe në Grupin H, atje ku Porto dhe Shakhtar do të kërkojnë kalimin tutje nga pozita e dytë dhe momentalisht kanë nga 9 pikë.
Ja të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen: