Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka publikuar emrat e trajnerëve më të mirë të vitit.
Pjesë e kësaj liste është edhe trajner i Shqipërisë, Sylvinho, i cili arriti sukses të madh me kuqezinjtë.
Trajneri brazilian është në mesin e 20 emrave të trajnerëve të shquar të përfaqësueseve, në listë me emra të mëdhenj si Didier Deschamps, Gareth Southgate, Roberto Martinez, Marcelo Bielsa dhe Lionel Scaloni.
Në këtë listë janë edhe Luis de la Fuente, Steve Clarke, Domenico Tedesco, Marco Rossi, Fernando Batista, Felix Sanchez, Jaime Lozano, Thomas Christiansen, Gregg Berhalter, Hajime Moriyasu, Juergen Klinsmann, Rui Vitoria, Avram Grant de Chris Hughton.
Juria ndërkombëtare përbëhet nga anëtarë të IFFHS (gazetarë sporti, ekspertë futbolli) nga 120 vende të të gjitha kontinenteve të botës.