Skuadra e Llapit ia ka shkaktuar Ballkanit humbjen e parë këtë sezon, duke e mposhtur me rezultat 5-3.
Prishtina ka arritur fitore minimale 1-0 ndaj Fushë Kosovës.
Me rezultat të njëjtë edhe Malisheva e ka mposhtur Lirinë.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 38 pikë, shtatë më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.
Në vendin e tretë ndohet skuadra e Dritës me 28 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 15 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.