Juventus merr kryesimin e Serie A, mposht kampionët

Juventusi e filloi më mirë ndeshjen, por Napoli kishte rastet më të mira.

Në pjesën e parë, Khvicha Kvaratskhelia pati rastin ideal, kur ishte vetëm përballë me portierin, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Giovanni Di Lorenzo po ashtu pati një mundësi të mirë, kur gjuajti me kokë pas një goditje nga këndi, por reagimi i Wojciech Szczesny ia mohoi golin.

Por në pjesën e dytë është një histori me “Zonjën e vjetër” që ka marr epërsinë.

Federico Gatti ka shënuar golin e vetëm fitores në këtë ndeshje.

Pas fitores, Juventusi ka marr kryesimin e Serie A, me 36 pikë, derisa Napoli mbetet në vendin e pestë me 24 sosh.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur nga minuta e parë këtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *