Shorti i Evropianit, ka qenë kryefjala e ditës së sotme, teksa ky short u tregua ‘i pamëshirshëm’ për Shqipërinë, duke i rezervuar kundërshtarë të mëdhenj të futbollit botëror siç janë Italia, Spanja dhe Kroacia.
Ka pasur reagime nga më të ndryshmet që nga kreu i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, trajneri Sylvinho e deri tek lojtarët.
Një ndër reagimet që ka marrë vëmendjen është ai i Etrit Berishës, i cili në formë shakaje ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, duke shtuar edhe Brazilin në listën e kundërshtarëve.
Kjo lë të nënkuptohet që këta ishin rivalët më të vështirë të mundshëm për Shqipërinë andaj edhe grupi në të cilin kuqezinjtë bëjnë pjesë po cilësohet nga të gjithë si “grupi i vdekjes”.