Batatina: Do të harrohet Sylvinho dhe Shqipëria, do të përmenden Kosova dhe Batatina

Ai në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka folur për kombëtaren e Kosovës.

Kosova ka mbetur pa trajner që nga shkarkimi i Primoz Glihas dhe ka pasur spekulime se kush do ta marr drejtimin e Kombëtares.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva ka shpallur kandidaturën për të qenë pasardhësi i Glihas.

Batatina është shprehur i bindur se do të kishte sukses me “Dardanët” për shkak të përvojës së tij në Superligës së Kosovës.

“E kam pa që është momenti i duhur për ta marr kombëtaren dhe të bëjë gjëra të mëdha edhe me kombëtaren siç kam bërë me Llapin. Pasi nuk e kam pas lehtë ta marr Llapin në pozitën që ka qenë, e dinë të gjithë opinioni kosovar dhe kam mendar që është momenti ta marr kombëtaren, të bëjë diçka madhore. Dua ta kualifikoj Kosovën në Evropian dhe Botëror, pasi kam besim së pari te lojtarët që ka Kosova dhe disa lojtarë që do t’i ftoja po të isha unë trajner. Do të ishte një kombëtare e frikshme. Me këtë do të harrohej Sylvinho dhe Shqipëria do të përmenden Kosova dhe Batatina”, tha ai.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *