Lionel Messi po stërvit i vetëm pasi pësoi një dëmtim të muskujve, vetëm disa ditë para ndeshjes së parë të La Ligës që nga pauza për shkak të koronavirusit.
Barcelona thotë se kapiteni i tyre ka një dëmtim të vogël dhe po stërvitet në izolim, duke bërë ushtrime specifike për të shmangur rreziqet e panevojshme.
Ekipi rifillon mbrojtjen e titullit kundër Mallorca më 13 qershor, ndeshja e tyre e parë që kur ligat u pezulluan gati tre muaj më parë për shkak të pandemisë koronavirus.
Barca ka besim se Messi do të jetë i aftë për t’u ribashkuar me bashkëlojtarët e tij “brenda disa ditësh”.
Skuadra e parë pritet të stërvitet përsëri të shtunën, e ndjekur nga një seancë e veçantë në Nou Camp.