United mposhti Lutonin me rezultat 1-0 në fundjavë dhe pavarësisht një fillimi të zymtë të sezonit, djemtë e Erik ten Hag janë aktualisht një nga ekipet në formë të Ligës Premier.
Teksa “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e gjashtë, Ten Hag insistoi këtë fundjavë se klubi ishte në një “pozicion shumë të mirë” për të përfunduar në top katërshe, pasi kishte fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të ligës.
Megjithatë, superkompjuteri i quajtur, BETSIE, ekzekutoi algoritmin e tij dhe ka parashikuar se klubi do të përfundojë në vendin e tetë. Në rast se ndodh kjo, Man United do të regjistronte renditjen më të keqe në më shumë se 30 vitet e fundit.
Madje Tottenhami, i cili tani ka humbur ndeshjet e njëpasnjëshme kundër Chelseat dhe Wolvesit, është menduar të mbetet prapa ekipeve si Manchester City, Arsenal dhe Liverpool në tabelë.
E gjithë tabela është si më poshtë:
1.Manchester City
2.Arsenal
3.Liverpool
4.Newcastle United
5.Aston Villa
6.Chelsea
7.Tottenham
8.Manchester United
9.Brighton
10.Brentford
11.West Ham
12.Everton
13.Wolverhampton Wanderers
14.Crystal Palace
15.Nottingham Forest
16.Fulham
17.Bournemouth
18.Burnley
19.Luton
20.Sheffield United