Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024.
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.
Me avantazh prej një goli të Kosovës, përfunduan 45 minutat e para.
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Kosovës të cilët u treguan më të rrezikshëm përballë portës.
Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë të dytë.
Izraeli u mundua të bëjë më të mirën kur kishte topin në posedim, por mbrojtja ‘e hekurt’ e Kosovës nuk lejoi që të rrezikohej porta e Aro Muric.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Kosova ia doli të menaxhojë mirë avantazhin dhe mori vetëm fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
Pas kësaj fitoreje Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me dhjetë pikë të tubura por me gjasat për kualifikim që tashmë janë shuar.