Muriqi flet para ndeshjes me Izraelin: I thash Mallorcas jam i detyruar të luajë për Kombëtaren

Të dielën Kosova pret Izraelin me fillim nga ora 20:45.

Sulmuesi Muriqi tregoi se si arriti të bindte Mallorcan për të ardhur të luajë për Kosovën.

“Në radhë të parë kam qenë i vendosur, klubit i thash duhet të shkoj sepse është detyrë të luash me Kombëtaren. Mallorca e shtyu lojën. Loja me Cadizin do të luhet pas ndeshjeve. Është e pazakontë. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë në futboll kështu. Sot bëmë stërvitjen e fundit. Dhe do dalim 100% kundër izraelit”, tha Muriqi.

“Faktikisht edhe nga ana e Izraelit është e rëndësishme. Protestat nuk mund të ndalen. Brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll. Tifozët e kanë punën e vet”, shtoi ai.

Kosova tashmë ka gjasa minimale për një kualifikim të mundshëm, pasi “Dardanët” janë në vendin e katërt në renditje me vetëm shtatë pikë.

Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *