FFK me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen e Kosovës kundër Izraelit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të jetë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit.

FFK ka bërë të ditura rregullat për hyrje në stadium, gjërat të cilat janë të palejuara të futen brenda, si dhe ka konfirmuar që është hartuar urdhri operativ policor.

“Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

Urdhri operativ policor ka për qëllim:

• Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,

• Shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike,

• Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,

• Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,

• Shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj.

• Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.

• Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

• Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

• Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.

Rregullat për hyrje në stadium:

• Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.

• Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

• Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

Gjërat e palejuara në stadium:

• Mjetet piroteknike,

• Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

• Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

• Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

• Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

• Ombrella,

• Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

• Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

• Kamera profesionale dhe video kamera,

• Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *