Tekniku i Shqipërisë, Sylvinho publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit E, ato ndaj Moldavisë (17 nëntor në transfertë) dhe Ishujve Faroe (20 nëntor në Air Albania).
Trajneri brazilian nuk ka preferuar të ndryshojë shumë në krahasim me grumbullimin e fundit teksa e vetmja risi është rikthimi në kombëtare i Arbnor Muçollit, mesfushorit që aktivizohet me Goteborg në Suedi. Nga ana tjetër, nuk ka vend për Armando Brojën i cili është aktualisht i dëmtuar ndërsa jashtë mbetet edhe Enea Mihaj.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Kujtojmë se Shqipëria është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në finalet e një Europiani teksa i duhet vetëm një pikë në këto dy ndeshje për të prerë biletën për në Gjermani verën e ardhshme.
Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për mediat nesër (11 nëntor, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë rrugëtim, ndërsa skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 13 nëntor.