Futbollisti kosovar nënshkruan kontratë me klubin zviceran

Futbollisti i ri shqiptar, Alban Ajdini, ka bërë hapin e madh në karrierë. 20-vjeçari anësor ka firmosur kontratë profesionale me klubin e Superligës së Zvicrës, Servette.

Ajdini, me origjinë nga Kosova, është formuar në akademinë e Servettes. Ai ka nisur të luajë futboll që në moshën pesëvjeçare dhe ka kaluar të gjitha grupmoshat derisa u bë pjesë e ekipit të parë.

Në pjesën e parë të edicionit është paraqitur me shumë sukses për ekipin U-21 të Servettes, kurse tashmë ka nisur stërvitjet me ekipin e parë.

Ajdini ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.

“Servette është e lumtur me nënshkrimin dhe i dëshiron lojtarit të ardhme të ndritur”, – shkruhet në komunikatë.

Servette renditet në vendin e kaërt në Superligën e Zvicrës, kampion ku ka më shumë futbollistë shqiptarë në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *