Kanë përfunduar të dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultatet interesante dhe befasi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi e ka mposhtur 2:0 Newcastle United.
Golat e fitores për skuadrën gjermane i shënuan Niclas Fullkrug (minuta e 26’) dhe Julian Brandt (minuta e 79’).
Me pikët e reja, Dortmundi ngjitet në krye të Grupit F me shtatë pikë, krahas Newcastle që renditet në vendin e tretë me katër pikë.
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Shakhtar Donetsk dhe Barcelonës, ku kjo e fundit u mposht si mysafire.
Barcelona u mposht 1:0 në stadiumin “Volksparkstadion”, ku golin e fitores për Shakhtarin e shënoi Danylo Sikan në minutën e 40’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Shakhtari ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e tretë, krahas Barçës që renditet e para me nëntë pikë.
Rezultatet finale:
Borussia Dortmund 2:0 Newcastle United
Shakhtar Donetsk 1:0 Barcelona