Milanin po përgatit kontratën e re për Maignan

Milani ka filluar të hedhë hapat e parë për të “blinduar” Mike Maignan me një kontratë afatgjate.

Francezi ka qenë një prej lojtarëve kryesorë te “Rossonerët”, që nga transferimi i tij nga Lille në verën e vitit 2021.

Kësisoj, klubi italian po synon që të mbajë portierin në “San Siro” edhe për më gjatë.

Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2026.

Sipas “Calciomercato”, Milani kontaktoi përfaqësuesit e Maignan muajin e kaluar për të kuptuar qëllimet e tij përpara se të fillonte negociatat me detaje rreth kontratës.

Reprezentuesi i Francës thuhet se është i etur për të ecur përpara me klubin.

Dyshja e kuqezinjve, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlani, duan të shpërblejnë 28-vjeçarin me një kontratë të re afatgjate, duke dyfishuar pagën e tij aktuale prej 2.8 milionë euro neto për sezon.

Bisedimet do të vazhdojnë deri në shkurt, kur të dy palët do të ulen siç duhet për të punuar në detajet e një marrëveshjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *