Liria dhe Dukagjini barazojnë me spektakël në Prizren, Fushë Kosova e ndal Llapin në Podujevë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Liria dhe Dukagjini kanë barazuar në stadiumin ‘Përparim Thaqi’.

Rezultati pas 90 minutave në këtë takim ishte 2 me 2. Morina shënoi fillimisht për skuadrën nga Klina, kurse Tjiueza barazoi shifrat me anë të një super goli.

Në fund të ndeshjes, Andri Stafa shënoi golin e avantazhit për ‘Arpagjikët’, por që Elezaj barazoi në sekondat e fundit për shifrat përfundimtare.

Në takimin tjetër, Llapi ka dështuar të fitojë në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 1.

Statovci shënoi për avantazhin e ‘Pampurave’, kurse Ahmet Januzi shënoi për Llapin dhe vendosi shifrat përfunditmare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *