Bayerni vuan por mposht Galatasarayn, fiton Interi

Kanë përfunduar dy ndeshjet tejet interesante që ishin duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ali Sami Yen Spor Kompleksi”, Bayern Munichu e ka mposhtur Galatasarayn 3:1.

Pavarësisht se tregoi paraqitje tejet të mirë, ajo nuk mjaftoi për Galatasarayn që ta mposht Bayernin. Golat për kampionin gjerman i shënuan Kingsley Coman (minuta e 8’), Harry Kane (minuta e 73’) dhe Jamal Musiala (minuta e 79’), kurse golin e nderit për gjigantin turk e shënoi Mauro Icardi në minutën e 30’ nga penalltia.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Interi, i cili e mposhti 2:1 RB Salzburgun.

Golat për “Nerazzurët” i shënuan Alexis Sanchez (minuta e 19’) dhe Hakan Calhanoglu (minuta e 64’), kurse te RB Salzburgu golin e vetëm e shënoi Oscar Gloukh (minuta e 57’).

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Ligën e Kampionëve:

Galatasaray 1:3 Bayern Munich

Inter 2:1 RB Salzburg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *