Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Skuadra e Prishtinës nuk po arrin ta gjejë rrugën e fitores në Superligë, ku barazoi 0:0 si mysafire e Feronikelit ’74.
Feronikeli arriti ta gjejë golin, por që u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë lojë.
Ndërkaq, pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, SC Gjilani e ka mposhtu me rezultat minimal 1:0 Fushë Kosovën.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kushtrim Shabani, i cili i siguroi fitoren Gjilanit në minutën e 67’.
Rezultatet finale:
Feronikeli ’74 0:0 Prishtina
Gjilani 1:0 Fushë Kosova