“La Gazzetta dello Sport” raporton se Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit ka të ngjarë të përcaktojë pezullimin e Sandro Tonalit deri në javën e ardhshme, që do të thotë se ndeshja e ardhshme e Premier Ligës kundër Crystal Palace mund të jetë e fundit e sezonit për italianin.
23-vjeçari u dëgjua nga prokurorët e Torinos dhe FIGC këtë javë dhe pranoi se kishte luajtur bixhoz me Milanin gjatë kohës që kishte kontratë me kuqezinjtë, megjithëse ai kishte vënë bast vetëm për ish-klubin e tij për të fituar ndeshjet.
Prokurori i FIGC do t’i ofrojë mesfushorit italian një marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke njoftuar pezullimin e tij përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme midis Newcastle dhe Borussia Dortmund.
Kjo do të thotë se ndeshja e ardhshme e Premier Ligës me Crystal Place do të jetë e fundit për Tonalin këtë sezon.
Newcastle tha të mërkurën se Tonali dhe familja e tij po merrnin mbështetjen e plotë të klubit, ndërsa agjenti i lojtarit Beppe Riso, së fundmi ka konfirmuar se klienti i tij është i varur nga bixhozi.