Kombëtarja e Shqipërisë U21 vazhdon me paraqitje fantastike në grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Shqipëria U21 ka fituar ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-0, për të fituar tre pikë me shumë rëndësi.
Medon Berisha nga penalltia pas 27 minutave lojë dhe Stiven Shpendi në minutën e 73’të realizuan golat për kombëtaren kuqezi.
Shqipëria U21 me këtë fitore merr kreun e grupit E, me 9 pikë nga katër ndeshje të luajtuara.