Shqipëria dhe Bullgaria do të përballen në miqësoren që zhvillohet sonte në ‘Air Albania’.
Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me trajnerin Sylvinho që do të zëvendësojë disa futbollistë nga ndeshja e fundit me Çekinë.
Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj ballkanasve ka një interes disi më të ulët.
Deri më tani janë shitur afërsisht 12.500 bileta, por kujtojmë edhe faktin që ky është një takim miqësor, dhe jo një ndeshje në kuadër të kualifikueseve.
Ndërkohë pritet që deri në orën e ndeshjes numri të shkojë deri në 14 mijë. Megjithatë, ata që nuk do të jenë në stadium ndeshjen do të mund ta ndjekin në Super Sport 2.