Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka dënuar Crvena Zvezdën e Beogradit.
Klubi nga Beogradi i Serbisë, është gjobitur me 40 mijë euro, teksa në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve duhet ta luajë me të paktën 10 mijë vende të zbrazëta në stadium.
Sipas organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, këto dy dënime i janë dhënë Crvena Zvezdës për sjellje diskriminuese të tifozëve.
Teksa, klubi serb është gjobitur edhe me 22 mijë për shkak të bllokimit të rrugëve publike.
Për më shumë gjithashtu, UEFA e ka paralajmëruar klubin serb për këto sjellje të pahijshme.
Ndërkohë, UEFA nuk e ka saktësuar se për cilat sjellje diskriminuese është bërë fjalë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Young Boysin.
Megjithëse, ishte raportuar se në stadium kishte thirrje nga tifozët serbë “Kosova është Serbi”.