Sot zhvillohen dy ndeshje e fundit në Superligën e Basketbollit, të vlefshme për javën e katërt.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme luhet mes Golden Eagle Ylli dhe Pejës.
Ylli ka një fitore e dy humbje, ndërsa Peja është e vetmja me tri fitore radhazi në elitë. Dy skuadrat hyjnë për fitore, pasi kanë ambicie të larta në këtë edicion. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00.
Ndeshja e fundit e javës së katërt zhvillohet në qytetin e Mitrovicës, ku Trepça do të jetë nikoqire e Vëllaznimit.
Mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi pësuan nga Peja, kurse kuqezinjtë janë skuadra e vetme në elitë deri më tani me tri humbje, duke mos shënuar asnjë fitore.
Kjo ndeshje nis nga ora 19:00.