Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Në program për ditën e sotme janë shtatë ndeshje.
Nga ora 15:00 zhvillohen ndeshjet Ukraina – Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut – San Marino.
Dy ndeshje të tjera fillojnë nga ora 18:00, me Slloveninë e cila është nikoqire e Finlandës dhe Bullgaria e cila luan me Lituaninë.
Në mbrëmje luhen tre ndeshjet e fundit të ditës së sotme.
Italia do të ketë punë të lehtë me Maltën, Danimarka është nikoqire e Kazakistanit dhe Hungaria e pret Serbinë.
Të tre këto ndeshje zhvillohen nga ora 20:45.