Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.
Ai pritet të mungojë për Rapidin e Bukureshtit në javët e ardhshme dhe për Kosovën në ndeshjet e muajit nëntor.
Rrahmani u lëndua mbrëmë në ndeshjen ndaj Andorës, ku u detyrua të largohet nga fusha e lojës.
Pas ekzaminimeve ka rezultat që Rrahmani ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që të kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e Albionit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me klubin e tij Rapid Bukuresht dhe ekspertët mjekësorë për të siguruar që operacioni dhe rehabilitimi i tij të jetë sa më i suksesshëm.