Kosova ka marrë fitoren e parë në kualifikueset e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Dardanët fituan në udhëtim ndaj Andorrës, me rezultat 3-0.
Golat për Kosovën u shënuan nga Milot Rashica në minutat 26 dhe 71, kurse një tjetër nga Altin Zeqiri në minutën e 83-të.
Në Grupin I ku bën pjesë edhe Kosova, u zhvillua edhe ndeshja mes Bjellorusisë dhe Rumanisë, e cila përfundoi me barazim 0-0.
Pas këtyre ndeshjeve, Kosova renditet në vendin e katërt, me 7 pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.
Tabeles i prin Zvicrra me 14 pikë, një më pak se Rumania që ndodhet në vendin e dytë, kurse Izraeli është e treta me 11 sosh.
Bjellorusia është në pozitën e parafundit me 5 pikë, ndërsa Andora ka vetëm 2 pikë.