Liverpooli ia uron ditëlindjen Shaqirit, i kujton golat ndaj United (VIDEO)

Ylli me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri feston sot ditëlindjen e tij të 32-të.

Deri tani Shaqiri ka pasur një karrierë të bujshme, duke luajtur për skuadrat e njohura si Bayern Munichun, Interin e Liverpoolin.

Ndërkaq, gjiganti anglez, Liverpool ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë sot Shaqirit ditëlindjen e tij.

“Urimet më të mira për të madhin Xherdan Shaqiri në ditëlindjen e tij”, shkroi Liverpooli në “Facebook’.

Më pas, ish-skuadra e Shaqirit postoi edhe një video të dy golave të tij ndaj Manchester United.

Golat i gjeni më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *