Ronaldo dënohet me 99 goditje me kamxhik nga Irani – kjo është arsyeja e çuditshme

Klubi saudit Al Nassr ishte së fundmi në Teheran, ku luajti një ndeshje të Ligës së Kampionëve të Azisë me skuadrën vendase, Persepolis dhe Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë se ka një zemër të madhe, sidomos kur bëhet fjalë për tifozët e tij.

Portugezi ia plotësoi dëshirën jetësore piktores iraniane Fatima, e cila kishte bërë disa piktura për futbollistin.

Fatima është me aftësi të kufizuara dhe një fanse e madhe e futbollistit portugez. Videoja dhe fotot që klubi saudit ka publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa shumë do të thoshte ky takim për Fatiman.

Mirëpo sot mediat iraniane kanë bërë të ditur se Ronaldo është dënuar me 99 goditje me kamxhik për këtë takim, apo çfarë ka bërë gjatë takimit me piktoren, shkruan Index.hr.

Përkatësisht, Ronaldo ka përqafuar dhe puthur piktoren iraniane dhe kështu ka shkelur ligjet strikte që sundojnë në atë vend.

Në mungesë të tij në gjykim, u vendos që portugezi të dënohet me 99 goditje me kamxhik, sigurisht nëse kthehet ndonjëherë në Iran. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *