Inter Miami edhe matematikisht ka mbetur jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS.
Argjentinasi u rikthye nga lëndimi, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës nga Miami që të mbajë gjallë shpresat për një vend në “Play-Off” për këtë sezon.
Të dielën, sipas kohës tonë lokale, Inter Miami pësoi humbje në shtëpi ndaj Cincinnati me rezultatin 0:1.
Humbja konfirmoi zyrtarisht se Inter Miami nuk mund të hyjë në “Play-Off” të këtij sezoni në MLS, që do të thotë se dy ndeshjet e tyre kundër Charlotte më vonë këtë muaj do të jenë të fundit të sezonit.
Inter Miami ndodhet në pozitën e 14-të në tabelën e Konferencës Lindore, me 33 pikë të grumbulluara pas 32 xhirove.