Superliga e Kosovës iu rikthye sot aksionit, ku u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë të këtij sezoni.
Drita e mposhti Malishevën si mysafire me shifrat 3:1, kurse Gjilani barazoi 1:1 me Dukagjini.
Ndërkaq, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Feronikelit ’74, e cila e mposhti 3:0 Fushë Kosovën.
Me pikët e reja, Drita i afrohet kreut të tabelës, ku tani ka vetëm një pikë më pak se Ballkani që është lider në kuotën e 19 pikëve.
Në anën tjetër, pas barazimit të sotëm, Gjilani vazhdon të jetë në zonën e rrezikut në tabelë, ku renditet i teti me tetë pikë të tubuara.
Tabelën e gjeni më poshtë.