Përmes një komunikate në “Facebook”, KF Llapi e ka konfirmuar rikthimin e Valmir Veliut në skuadër.
Bisedimet mes drejtorit sportiv të Llapit, Mentor Zhdrella dhe Valmir Veliut kanë rezultuar pozitive, dhe është arritur marrëveshja që Veliu t’i mbrojë këtë sezon ngjyrat bardhekaltër të llapjanëve.
“Rikthimi i Veliut tek klubi ynë është një forcë shtesë për arritjen e objektivave të klubit.
Klubi i ka përfunduar gjitha procedurat e transferimit dhe Veliu do të jetë i gatshëm të paraqitet nga ndeshja e së dielës ndaj Lirisë”, shkroi Llapi në komunikatën zyrtare.
Veliu u largua nga Llapi dhe u transferua te klubi turk Gaziantep, tek i cili nuk arriti ta gjejë rehatinë. Veliu u huazua më pas te Istanbulspori, ku as aty nuk arriti ta gjejë vetën dhe u rikthye te Gaziantepi, e tani rikthehet në Superligën e Kosovës te Llapi.