“S’është morale as profesionale”, Muslija i ashpër ndaj atyre që braktisin Kosovën

Futbollisti kosovar Florent Muslija ka kritikuar asspër të gjithë lojtarët që për një arsye apo tjetër po e braktisin Kosovën për të luajtur për ndonjë shtet tjetër.

Ai përme snjë shrkimi në rrjetet sociale ka thënë se një veprim i tillë nuk është as moral e as profesional, transmeton KosovPress.

“Është e drejte legjitime e secilit të vendosë me zemër. Është po ashtu legjitime të analizosh e të konsultohesh. Ama, në momentin që vendosë t’i thuash “Po” dardanëve, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndryshosh mendje për joshje të tjera.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Muslijës.

Më tutje Muslija ka treguar edhe se si Kosova i ka qëndruar afër atij që nga mosha 12 vjeçare.

“Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha 12 vjeçare. FFK të njëjtë gjë është duke e bërë në të gjithë Gjermaninë e Evropën dhe kjo më detyroi të reagoj pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesje me vite për të qëndruar afër të gjithë talentëve, nuk ishte dashur të ketë vend për dëshpërim. Të duam Kosovë. Dardan me vepra”.”, ka shkruar në fund Muslija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *