Thellohet kriza e Man United, pëson humbje në shtëpi ndaj Galatasarayt

Manchester United nuk po arrin të këndellet as në Ligën e Kampionëve, pasi sonte regjistroi humbjen e dytë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag u mposht në shtëpi nga Galatasaray, në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin A.

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 2:3.

“Djajtë e Kuq” ishin duke udhëhequr dy herë në këtë sfidë, por që nuk ia dolën të triumfonin në fund.

Rasmus Hojlund (17’, 67’) shënoi të dy golat për anglezët. I njëjti lojtar gol shënoi edhe në minutën e 59-të, por që iu anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Në anën tjetër, Wilfried Zaha (23’), Kerem Akturkoglu (71’) dhe Mauro Icardi (81’) shënuan për fitoren e Galatas.

Vlen të theksohet se Icardi humbi një penallti në minutën e 78-të, kurse Man United luajti me një futbollist më pak nga ajo minutë pas përjashtimit të Casemiros.

Galatasaray pas kësaj fitore ka katër pikë dhe renditet në pozitën e dytë në grup.

Manchester United është i fundit dhe pa pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *