Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane.
Kësaj radhe dy treshe të gjyqtarëve tanë janë deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Youth League. Për ndeshjen AZ Alkmar Youth – Klaipeda FM, e cila zhvillohet të martën në orën 17:00, është deleguar Mervan Bejtullahu si gjyqtar kryesor, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Ndërkaq, Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Gent – Bazel, teksa atij do t’i asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.
Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 19:00.