Këndellet Roma, shënon fitoren e dytë sezonale

Roma ka arritur ta regjistrojë fitoren e dytë sezonale sonte.

Gjallorosët triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Frosinones në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Lukaku kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të, pas asistimit nga Dybala.

E Dybala asistoi edhe për Pellegrinin në minutën e 83-të për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 12-të me tetë pikë, një më pak se Frosinone që mban pozitën e 10-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *