Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, vazhdon formën e mirë në Superligë

Skuadra e Dritës ka fituar derbin ndaj Gjilanit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita fitoi derbin e madh kosovar ndaj Gjilanit me rezultatin 2-0.

Golin e parë në këtë derbi e realizoi sulmuesi anësor, Almir Ajzeraj, pas asistimit të Besnik Krasniqit në minutën e 44’të.

Për ta mbyllur çështjen e fituesit u përkujdes, Ardit Tahiri, i cili pas inkuadrimit në lojë si zëvendësues realizoi për 2-0.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Feronikelit dhe Dukagjit u mbyll me barazimin 1-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *