Superliga e Kosovës iu rikthye aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e tetë të këtij sezoni.
E gjithë vëmendja sot ishte te stadiumi i qytetit në Suharekë, ku u luajt derbi mes Ballkanit dhe Llapit.
Skuadra e Ballkanit e mposhti Llapin 2:1, dhe e morri nga duart e llapjanëve pozitën e liderit të tabelës.
Ndërkaq, Liria vazhdoi sot me rezultate negative, ku u mposht nga Malisheva me rezultat minimal 1:0.
Me fitoren e sotme Malisheva u ngjit në vendin e katërt në tabelë në kuotën e 12 pikëve, krahas Lirisë që renditet e teta me gjashtë pikë.
Tabelën e Superligës pas ndeshjeve të sotme e gjeni më poshtë.