Manchester United ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Crystal Palace, të vlefshme për javën e shtatë në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag u mposht në shtëpi, duke treguar edhe një herë se nuk po kalon aspak formë të mirë këtë sezon.
Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Shqiponjat” e shënoi Joachim Andersen (25′).
Crystal Palace pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe tani renditet në pozitën e nëntë në tabelë.
Manchester United mbetet me nëntë pikë dhe tani bie në pozitën e dhjetë.