Shorti i raundit të katërt të Carabao Cup u hodh të mërkurën mbrëma, pas ndeshjes së fundit të raundit të tretë ndërmjet Manchester Cityt dhe Newcastle United që solli eliminimin e skuadrës së Pep Guardiolës.
E pikërisht në raundin e katër, Newcastle është shoprtuar që të përballet me skuadrën tjetër nga qyteti i Mançesterit, Manchester United.
Chelsea do të përballet me Blackburnin, Liverpooli me Bournemouthin, kurse Arsenali me Ëest Ham United, raporton KosovaPress.
Ky është shorti i plotë i raundit të katërt të Carabao Cup:
Mansfield Town – Port Vale
Ipswich – Fulham
Manchester United – Newcastle United
Bournemouth – Liverpool
Chelsea – Blackburn
West Ham – Arsenal
Everton – Burnley
Exeter – Middlesbrough