Pas barazimit 1-1 me Dukagjinin, Ballkani është rikthyer te fitorja duke e mposhtur skuadrën e fundit në tabelë, Fushë Kosovën me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.
Tolaj dhe Kuc ishin realizuesit për skuadrën e Ilir Dajës që tani shkon në kuotën e 16 pikëve.
Ballafaqim tejet interesant ishte ai ndërmjet Malishevës dhe Llapit që u zhvillua në Suharekë dhe që përfundoi më barazim 2-3, edhe pse Malisheva ishte duke avancuar me rezultat 2-0 me golat e Oshafit dhe Brutit, por skuadra e Batatinës përmbysi gjithçka me golat e Hysenit (2) dhe Januzit.
Skuadra e Gjilanit ndërkohë ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Lirinë me rezultat 1-0.