Distria lufton për të artën në Grand Slam të Azerbajxhanit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës medalje në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten brazilian, Jessica Pereira.

Distria vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti marokenen Soumiya Iraoui, fitore kjo e cila ia siguroi gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Krasniqi shënoi fitore ndaj italianes, Odette Giuffrida, kurse tani në finale do të luajë kundër xhudistes nga Japonia, Kisumi Omori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *